Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:00 ka arrestuar një person në Parkun e Gërmisë pasi që për shkaqe të panjohura kishte sulmuar fizikisht një mashkull dhe një femër dhe të njëjtit si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime ku njëri prej viktimave ka pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri një pistoletë me 4 fishekë, një armë zjarri në formë të laps–kimikut dhe një thikë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/