Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale e filmuar nga kamerat e sigurisë, ka shokuar përdoruesit e internetit në mbarë botën.
Në të shfaqet momenti kur një burrë sulmon një polic të trafikut me një thikë gjigante, transmeton Telegrafi.
Është për keqardhje se si policin i cili mundohej të mbrohej nga burri i armatosur, askush që ishte përreth nuk e ndihmonte.
Pas një kacafytje dy minuteshe, polici lëndohet rëndë, ku në video shihet se si dora e tij e majtë është e mbuluar në gjak.
Dhe pasi që sulmuesi e kuptoi se polici është i paaftë që t’i kundërvihet, ai vendosë të largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk kishte ndodhur asgjë e keqe.
Ende nuk dihet se cili ishte shkaku që nxiti këtë burrë që ta sulmojë me thikë policin. /Telegrafi/