Një moment aspak i këndshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë të një lokali, ku shfaqet një burrë i tërbuar duke sulmuar ish-të dashurën e tij në një sallon bukurie plot me njerëz.
Yahaira Chavez 22-vjeçe e cila punonte në një sallon, mund të shihet në video duke vrapuar e frikësuar pasi ish-i dashuri i saj mund ta kapte, transmeton Telegrafi.
Por fatkeqësisht ndodh ashtu siç ajo e kishte paramenduar, dhe ky burrë që shfaqet në video e kap për krahu duke e përplasur për tokë, ku disa herë e godet me grushta në kokë.
Por fatmirësisht ishin femrat tjera që ishin në sallon që vrapuan për ta mbrojtur mikeshën e tyre, duke mos hezituar ta godasin këtë burrë derisa u largua nga lokali.
Sipas raportit të policisë, sulmuesi është identifikuar si Tito Juarez Palacios, i cili ishte ish-i dashuri i viktimës, që ishte zotuar se do ta vrasë nëse ajo nuk i kthehet. /Telegrafi/