Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se djali i tij pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit 02:10 në Rahovec.
Si pasojë e lëndimeve trupore viktima ka marrë tretman në qendrën shëndetësore Rahovec, ku pas tretmanit lirohet. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/