Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë e tij.
Rasti ka ndodhur të dielën në Istog.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllanë dhe babanë e tij”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/