Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë infermier medicional të cilët kishin qenë në vendin e punës në spitalin rajonal Mitrovicë.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/