Telegrafi

Sulmojnë dy policë, dy të dyshuar arrestohen njëri arratiset

Të enjten në Malishevë, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit së bashku me një të dyshuar tjetër kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Zyrtarët policorë kanë arritur që në vendin e ngjarjes t’i arrestojnë dy prej të tyre, ndërsa i treti ka arritur që të largohet dhe është në kërkim të policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.