Së paku tre persona mbetën të plagosur nga therja me thikë, në një stacion trenash në Mançester të Anglisë.
Autoritetet që merren me sigurinë e trafikut, deklaruan se një person me ‘thikë të gjatë’ nisi të sulmonte pa kontroll, para orës nëntë të mbrëmjes, kur shumë njerëz ndodheshin në platformë, transmeton Telegrafi.
Në mesin e të lënduarve që u dërguan në spital, ishin dy udhëtarë, si dhe një zyrtar i hekurudhës, që po trajtohen me lëndime pa pasoja për jetën.
Njësiti policor arriti ta ndaloi sulmuesin, i cili po qëndron në mbajtje duke u marrë në pyetje.
Gazetari i BBC-së, Sam Clark është dëshmitari i ngjarjes dhe pretendon se deshi të hidhej në binarë, për të ‘shpëtuar nga gjëja më e keqe që ka parë ndonjëherë’.
“Filloi t’i qëllonte njerëzit e zakonshëm në platformë, vetëm disa metra larg meje. Isha i tmerruar, mendoja të hidhesha në binarë, të ikja nga kjo tragjedi” ka thënë Clark.
Mbeten të panjohura motivet e sulmit, që besohet se ka lënë më shumë të plagosur, se sa tri viktimat që tashmë kanë marrë trajtimin. /Telegrafi/