Telegrafi

Sulmoi me thikë nënën e saj, arrestohet e dyshuara në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një femër është arrestuar të martën rreth orës 01:45 në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë nënën e saj.

Policia njofton se rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

“Fushë Kosovë. 19.09.2023 – 01:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nënën e saj viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/