Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti në nëntor të vitit të kaluar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.
I arrestuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Lidhur me rastin, më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/