Klienti i paemëruar, ka hyrë në kuzhinën e një lokali të ushqimeve të shpejta në Bukcinghamshire të Anglisë, që të përleshet me punonjësit, sepse ia vonuan dynerin.
Fillimit, ata provonin ta zmbrapsnin atë pa dhunë, por kur ai nisi ta qëllonte njërin, grushtet e tyre nuk kishin të ndalur, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ata i kërkonin të largohej, por burri që besohet se ishte i dehur, iu kundërvihej gjatë tërë kohës, derisa nuk u kap në njërin prej tyre.
Në lokal ka pasur edhe klientë të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk intervenoi për t’i ndarë, apo të thërriste policinë. Raportohet se sulmuesin që e humbi kontrollin, e kanë larguar nga një derë e pasme.
“Kam qenë disa herë në këtë lokal dhe mund të them se punonjësit janë shumë të sjellshëm, por ai është turpi i shoqërisë” ka shkruar një komentues. /Telegrafi/