Telegrafi

Sulmoi prindërit dhe demoloi shtëpinë, përfundon në spitalin psikiatrik

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar dhe dërguar në spitalin psikiatrik, pasi që i njëjti sulmoi fizikisht prindërit e tij.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë dje rreth orës 10:00.

” I dyshuar mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht prindërit e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar nga policia pasi i njëjti kishte aktvendim nga gjykata që të dërgohet në spitalin psikiatrik për shërim në periudhë gjashtë mujore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/