Telegrafi

Sulmoi policët, shtetasi i Maqedonisë dënohet me 20 muaj burg në Greqi

Ministria e Punëve të Brendshme të Greqisë ka informuar se një qytetar i Maqedonisë, nga Shkupo, ka shkaktuar një incident që ka nxitur drejtësinë greke që të ndërmerr masa disciplinore ndaj tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Javorja Fokus njofton se shkupjani është dënuar me 20 muaj burg, pasi që ka qenë i dehur dhe në këtë gjendje ka sulmuar tre policë në Rodos. Ai ka pranuar se ka qenë i aloolizuar dhe se nuk ka qenë në vetëdije se çfarë është duke vepruar.

Rasti në fjalë ka ndodhur më 17 qershor në pjesën e vjetër të Rodosit. I dehur, shkupjani është zhveshur lakuriq dhe është ulur në një kafe bar. Policia ka arritur dhe e ka lutur që të vishet, por ai i ka sulmuar./Telegrafi/