Një njeri i paidentifikuar, ka vrapuar dhe ka sulmuar pa arsye një çift që po ecte në një rrugë të Londrës.
Kamera e vendosur në veturë e ka filmuar sulmuesin që iu shkon pas dhe qëllon burrin, transmeton Telegrafi. Por, ky i fundit i kundërvihet duke e qëlluar me grushte dhe shqelma.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ata gjenden në mes të rrugës, ndërsa ai që e filloi këtë zënkë e pëson më së keqi.
Derisa po rriheshin, atyre iu afrohet një burrë që kërkon të ndalojnë. Pos që largohen në drejtime të ndryshme, nuk dihet më shumë për ata. /Telegrafi/