Site icon Telegrafi

Sulmoi një vajzë në shkollë, arrestohet mësimdhënësja në Malishevë

Një mësimdhënëse është arrestuar të mërkurën mbrëma në Malishevë, pasi dyshohet për veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’.

Policia njofton se e njëjta ka sulmuar një vajzë derisa ishte në shkollë.

“Malishevë 07.12.2022-20:35.  Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në shkollë është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare mësimdhënëse. E dyshuara është arrestuar”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version