Telegrafi

Sulmoi një grua 54-vjeçare, arrestohet një person nga Gostivari

Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Punonjësit policorë të Gostivarit, të mërkurën rreth orës 11:40 e kanë arrestuar 35-vjeçarin A.S. nga Gostivari.

Nga MPB thonë se është raportuar nga një 54-vjeçare banore e në fshati të Gostivarit, se e kishte sulmuar fizikisht në një objekt banesor në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe A.S. do të përballet me një parashtresë përkatëse.