Telegrafi

Sulmoi komedianin Dave Chappelle në mes të skenës – personi i dyshuar, Isaiah Lee përballet me katër akuza për kundërvajtje

Personi që supozohet se e sulmoi Dave Chappelle, Isaiah Lee, është duke u përballur me katër akuza për kundërvajtje, njoftoi prokurori i qytetit të Los Angeles, Mike Feuer në një video të postuar të enjten në Twitter.

“Ajo që duhej të ishte një mbrëmje me vetëm të qeshura në Hollywood Bowl u ndërpre këtë të martë papritmas pasi i dyshuari Isaiah Lee e sulmoi në skenë komedianin Dave Chappelle”, tha ai.
“I dyshuari mbante një armë”, shtoi ai. “Ky sulm i supozuar duhet të ketë pasoja”.

Lee, 23 vjeçar, përballet me akuzat e mëposhtme: bateri (që në të drejtën penale, është veprim fizik i cili rezulton me kontakt të dëmshëm ose fyes ndaj një personi tjetër, pa pëlqimin e tij/saj), posedim armësh me qëllim sulmi, hyrje të paautorizuar në zonën e skenës gjatë një shfaqjeje dhe kryerje të një akti që e ndërhyn interpretuesin.

Mike Feuer (Foto: AP)

Feuer e përfundoi mesazhin e tij duke thënë se zyra e tij “e merr jashtëzakonisht seriozisht mbrojtjen e sigurisë publike” dhe premtoi se do ta “ndjek me forcë” çështjen.

Siç është raportuar më parë nga Page Six, Lee hyri në skenë dhe u përball me Chappelle në Hollywood Bowl të martën, ndërsa dyshohet se ishte i armatosur me një thikë të ngjashme me armë.

Lexo po ashtu Komediani Dave Chappelle shihet për herë të parë në publik që pas incidentit në skenën e Hollywood Bowl

Vëllai më i madh i të dyshuarit, Aaron Lee, i tha Rolling Stone se ai po përpiqet të kuptojë motivin pas sulmit të vëllait të tij më të vogël.

“Ai nuk ka asnjë lloj armiqësie ndaj [Chappelle] për të cilën unë di”, tha Aaron.

Aaron përmendi se Isaiah ka shumë miq transgjinorë, por nuk është e sigurt nëse shakatë fyese të Chappelle për komunitetin trans kishin ndonjë lidhje me vendimin e vëllait të tij. /Telegrafi/

Momenti kur Dave u sulmua në skenë (Foto: Ellis Kaplan)