Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini dje përuruan mini-bibliotekën e parë në lagjen “Dardania” në kryeqytet.
Ende pa kaluar 24 orë nga hapja e saj zyrtare, persona ende të panjohur kanë hedhur vezë në drejtim të saj.
Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos keqpërdorin mini-bibliotekat dhe të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë mini-bibliotekat dhe t’i njoftojnë për çfarëdo parregullsie në raport me mini-bibliotekat.
“Mini-bibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen ato do të rindërtohen, derisa rrënuesit të bëhen lexues”, thuhet në reagimin e Organizatës ETEA, Kuvendit të të Rinjve të Prishtinës dhe Librarisë Dukagjini.
Ndryshe, së shpejti do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së mini-bibliotekës në lagjen ‘Ulpiana’.