Në fshatin Srbinovë të Gostivarit, mbrëmë rreth orës 19:15, 49 vjeçari Q.A. nga i njëjti i fshat ka hyrë në shitoren ‘Veton’ dhe ka sulmuar me thikë 51 vjeçarin A.A. dhe i ka shkaktuar plagë në pjesën kurrizore, transmeton Telegrafi Maqedonasi.
A.A i është dhënë ndihma e parë në Qendrën spitalore në Gostivar dhe më pas nga lëndimi i rëndë është dërguar në Qendrën klinike në Shkup.
MPB ka njoftuar se sulmuesi Q.A. është arrestuar dhe janë duke u marrë masat e duhura për qartësimin e rastit. /Telegrafi/