Telegrafi

Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka sulmuar me thikë viktimën mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar për shërim shtëpiak.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/