Siç njoftojnë nga MPB, një 16 vjeçar është sulmuar fizikisht me thikë nga disa persona dje në Tetovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Jane Sandanski në Tetovë.
“Në SPB Tetovë është denoncuar shkelje e rendit dhe qetësisë fizike nga një zënkë në rrugën Jane Sandanski nga ku kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një adoleshent është lënduar me thikë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Ai shtoi se policia ka qenë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Adoleshenti është dërguar në spital për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./Telegrafi/