Është arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të mprehtë (thikë) viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Siç njofton policia, i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/