Një burrë është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje pas një goditje me thikë brenda një xhamie në Londër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktima, e cila është në vitet ’70 të tij, u gjet me plagë të shumta pasi shërbimet e urgjencës u thirrën në Xhaminë Qendrore të Londrës në Park Road, afër Parkut të Regent.
Siç bëhet e ditur më tej, ai u dërgua në spital dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Autoritetet kanë rrethuar vendin e incidentit dhe kanë filluar hetimet rreth ngjarjes.
Ndërkohë dëshmitarët thanë se njeriu – i cili dyshohet se ishte i goditur me thikë në qafë – në Xhaminë Qendrore të Londrës pranë Parkut të Regent ishte muezini, i cili i thërret myslimanët për lutje. /Telegrafi/