Sot, në orët e mëngjesit është sulmuar personi i punësuar si sigurim në objektin ‘Gorska’, në rrugën ‘Malit sharr’ në Komunën Gjorçe Petrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas MPB, personi i sulmuar ka raportuar se vjedhja është kryer nga tre persona të panjohur. Një nga vjedhësit, me bisht të pistoletës e ka goditur në kokë pjesëtarin e sigurimit dhe është alivanosur.
Më pas i kanë marrë kuletën me dokumente personale dhe rreth tre mijë denarë, telefon mobil dhe çelësat e depos së ‘Gorska’ dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Janë marrë masa për gjetjen e kryerësve dhe qartësimin e rastit. /Telegrafi/