Site icon Telegrafi

Sulmohet sërish statuja e Ibrahimovicit – tani i hiqet edhe hunda

Është sulmuar përsëri statuja e Zlatan Ibrahimovicit e vënë na klubi i Malmos në Suedi.

Klubi suedez e kishte nderuar ish-sulmuesin e tyre me një statujë për të arriturat në karrierë dhe që po i mbështeste në vazhdimësi.

Më 9 tetor të këtij viti, Ibra Kadabra ishte prezent që ta zbulonte statujën e tij dhe ishte tejet i lumtur me nderimin që i bëri ish-klubi.

Por, situata nuk shkoi aq mirë sa e kishte menduar 38-vjeçari, sidomos më 26 nëntor kur vendosi t’i blinte një pjesë të aksioneve të Hammarby.

Më 27 nëntor, tifozët e Malmos ishin të acaruar nga veprimi i ish-lojtarit të tyre dhe filluan ta demolonin statujën e tij duke i hedhur në qese në kokë dhe një pjesë të tualetit.

Ata nuk u ndalën me kaq dhe së fundmi i kanë këputur hundën statujës së Ibrahimovicit dhe duket se ata nuk do të ndalojnë derisa ta shkatërrojnë të tërën.

Këto veprime vijnë si shkak që Ibrahimovic u bë pronar i rivalit të tyre në ligë dhe kështu e ka humbur respektin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version