Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një femër është ngacmuar seksualisht në Prishtinë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/