Një femër shtetase e Shqipërisë është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:45.
“Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Me udhëzim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/