Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga një mashkull në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur, është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/