Dy persona kanë sulmuar fizikish një punëtore në një kiosk në Veles. Nga MPB njoftojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35 në kioskun “Ledi Trade” në rrugën “Bllagoj Gjorev”, kur dy persona janë futur në kiosk dhe kanë kërcënuar 51 vjeçaren T.P, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njëri person ka mbajtur të punësuarën, ndërsa tjetri ka kontrolluar arkat për të marrë paratë. Kur kanë vërejtur se nuk ka para, kanë dalur nga kiosku dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi nga SPB në Veles. Ndërsa nga MPB thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e sulmuesve dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/