Site icon Telegrafi

Sulmohet punëtori i KEDS-it në Suharekë

Një punëtor i KEDS-it ka njoftuar se derisa ishte në detyrë  duke zhvendosur një orë të rrymës, është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00 në fshatin Sopijë, në Suharekë.

Ndërkaq, si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version