Partia e Pavarur Liberale Serbe (SNS) ka bërë të ditur se profili në Facebook i kryetarit të saj, Slobodan Petroviq është hakuar.
Siç thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi kjo është hera e dytë që në një periudhë shumë të shkurtër kohore ndodh një gjë e tillë.
“Rasti është paraqitur organeve kompetente dhe ka filluar hetimet”, përfundohet në njoftimin e SNS.
Ndryshe, njëherësh edhe deputet i Kosovës, Petroviq, ditë më parë ishte sulmuar në një restorant në afërsi të Kuvendit të Kosovës.
“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi që edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, kishte thënë Petroviq.
Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo. /Telegrafi/