Dy persona të panjohur në fshatin Orizare e Epërme të Manastirit, përmes derës së ballkonit kanë hyrë në shtëpinë e M.I (78), çka më pas nën kërcënim me pistoletë dhe thikë, kanë kryer vjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hajdutët kanë kryer vjedhje ndaj tij dhe gruas së tij e cila flente.
Në momentin kur është zgjuar, hajdutët kanë sulmuar M.I në pjesën ballore të kokës, ku i kanë shkaktuar lëndime të lehta, ku i kanë marrë bizhuteri ari, telefonin dhe 2 mijë euro. Banditët kanë ikur me vlerë rreth 180 mijë denarë denarë. Policia ka marrë masa për zgjidhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/