Një polic i Sektorit të Punëve të Brendshme Veles, mbrëmë në fshatin Orizare është lënduar prej një automjeti transportues të drejtuar nga N.A. (43) nga fshati Buzallakovë i cili ka transportuar drunj dhe nuk ka ndalur në shenjën e dhënë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi MPB në Buletinin ditë, dy policë të SPB Veles në kuadër të aktiviteteve për zbulimin dhe parandalimin e prerjes së drunjve në mënyrë joligjore, mbrëmë rreth orës 1 në fshatin Orizare kanë tentuar ta ndalojnë automjetin motorik të stërngarkuar me drunj të cilin e ka drejtuar N.A.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Veles. Për ngjarjen është njoftuar edhe Sektori për kontroll të brendshme, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale. /Telegrafi/