Site icon Telegrafi

Sulmohet një polic në aeroportin e Miçiganit

Një polic u sulmua me thikë në aeroportin amerikan të Flint, në Miçigan, theksuan burime zyrtare, ndërkohë që mediat përmendin një sulm të mundshëm terrorist.

Polici u sulmua disa herë nga një person që kishte thirrur “Allah Akbar”, njofton stacioni televiziv amerikan NBC News, i cili theksoi gjithashtu se incidenti ishte trajtuar si një akt terrorizmi.

Policia federale FBI theksoi se është ende herët për të përcaktuar natyrën e supozuar të sulmit, nëse bëhet fjalë apo jo për një akt terrorist.

“Sipas informacioneve që kemi, mendojmë se bëhet fjalë për një incident të izoluar”, shtoi FBI, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version