Shkupjani me inicialet M.P. (26) mbrëmë afër orës 4:30 fizikisht ka qenë i sulmuar në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Siç theksjonë nga MPB, M.P. derisa drejtonte veturën e tijë, i’a ka ndërprerë rrugën një veturë tjetër nga e cila kanë dalur dy persona dhe e kanë sulmuar fizikisht. Njëri prej tyre me mjete nga metali e ka qëlluar disa herë, ndërsa personi tjetër e ka qëlluar me grushta. Pastaj personat kanë hyrë në veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
M.P. e ka lajmëruar ngjarjen në polici, ku dhe po punohet për zbardhjen e rrastit. /Telegrafi/