Një person është sulmuar nga tre të tjerë pas një mosmarrëveshje familjare.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në Malishevë.
Sipas raportit, viktima ka pësuar lëndim trupor ku fillimisht trajtimin e ka marrë në QKMF-Malishevë, e më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, me vendimin e Prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/