Një person ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të fortë nga një person tjetër.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësorë në emergjencën e Ferizajt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në Han të Elezit.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me një mjet të fortë viktimën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim