Telegrafi

Sulmohet një motër medicinale në Qendrën Klinike në Shkup

Një motër medicinale e Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, sot në mëngjes rreth orës 09:30 është sulmuar fizikisht nga familja e një pacienti i cili ka ndërruar jetë mbrëmë.

Motra medicinale së pasi është sulmuar nga nëna e pacientit të ri, ndërsa më pas edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Motra e sulmuar është kujdesur për pacientin gjatë ditëve të kaluara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi është sulmuar, ajo është drejtuar në Qendrën për Urgjencë ku ka marrë ndihmë mjekësore. Raportohet se ajo ka marrë lëndime në dorë dhe ka qenë e shqetësuar.

Incidentit i ka paraprirë diskutim verbal, pasi familja ka refuzuar ta dorëzojë trupin për autopsi.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se e dënojnë dhunën dhe kërkoi më shumë mbrojtje policore në spital./Telegrafi/