Site icon Telegrafi

Sulmohet një infermiere në Klinikën Infektive, reagon Sindikata e Infermierëve – paralajmërojnë protesta dhe grevë

Foto: Ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj infermieres, që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Klinikën Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sindikata në një status në rrjetin social në Facebook, sulmet e tilla i quan të turpshme.

Sindikata po ashtu i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe ShSKUK-së që t’ju ofrojnë siguri në vendin e punës.

“Ne ju kemi bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së, që të na ofroj siguri në vendin e punës, por fatkeqësisht një gjë të tillë ende nuk ka ndodhë, pavarësisht që jeta e infermierëve çdo ditë ndodhet në rrezik”, kanë thënë nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Ata po ashtu kanë bërë të ditur se si masë e fundit u ka mbetur vetëm organizimi i protestave dhe grevës.

“Prandaj si masë e fundit na mbeten vetëm protestat dhe grevat e që për të cilat do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në reagimin e tyre të publikuar në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version