Sulmohet fizikisht një gazetar nga dy persona pasi kishte postuar në rrjete sociale problemet e qytetarëve rreth banesave të tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:40 në rrugën “Sheqir Igrishta”, në Prishtinë.
Në raport thuhet se rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim