Një fëmijë 10 vjeçarë është sulmuar dhe është vjedhur mbrëmë në rrugën “Divizioni 50”. Siç njofton sot Ministria e Punëve të Brendshme, A.P (44) nga Shkupi në Stacionin Policor – Qendër, ka paraqitur se mbrëmë rreth orës 17 në rrugën “Divizioni 50”, deri tani person i pajohur e ka sulmuar djaloshin 10 vjeçar dhe i’a ka marrë çantën në të cilën ka pasur telefon celular dhe çelësat e banesës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia thonë se po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit të vjedhjes./Telegrafi/