Një person është arrestuar dje në Prizren pasi që ka sulmuar fizikisht një femër duke i shkaktuar lëndime trupore, ku njëkohësisht ka kanosur verbalisht ish-bashkëshortin e viktimës.
Viktima sipas Policisë, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.