Në femër është sulmuar deri sa po mbyllte lokalin në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë sulmit viktimës i është grabitur një çantë dore.
“Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin, një person i panjohur dhe i maskuar pasi e ka sulmuar fizikisht me kondak të armës i ka grabitur një çantë dore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, për t’u liruar pastaj në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/