Site icon Telegrafi

Sulmohet një familje me sëpatë në oborrin e tyre

Personi A.A. (52) në oborrin e shtëpisë së tij, është sulmuar me sëpatë nga një burrë 37 vjeçar, i cili në këtë moment gjendet në Qendrën urgjente në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje rreth orës 18:40 në rrugën ‘376’ në Shkup, në oborrin e shtëpisë, pronë e A.A., personi A.XH. ka hyrë me dhunë dhe me sëpatë e ka sulmuar pronarin, vajzat e tij S.A. (21) dhe A.A. (30) dhe bashkëshorten e tij H.B. (50), kumton MPB-ja.

Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version