Raportohet se viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Sipas raportit të policisë, i njëjti derisa ishte duke punuar në një restorant, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull [menaxheri].
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/