Telegrafi

Sulmohet fizikisht nga dy persona, viktima përfundon në QKUK

Foto: Arkiv

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur.

Përveç lëndimeve po ashtu janë shkaktuar dëme materiale edhe në veturën që e kishte në shfrytëzim viktima, ka njoftuar policia.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime. Ngjarja ka ndodhur dje në Drenas. /Telegrafi/