Site icon Telegrafi

Sulmohet në Serbi një autobus me mërgimtarë nga Kosova

Një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë në Serbi.

Të gjithë udhëtarët që ishin në autobus janë mirë dhe nuk ka të lënduar nga ky incident.

Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga kompania turistike “Fadili Tours”.

“Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar. Nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Por sulmi ka ndodhur në Serbi. Disa autobusë janë nisur sot për në Gjermani. Nuk e dimë saktë se cili prej tyre është sulmuar, por mund të konfirmojmë se vetëm një autobus është sulmuar”.

“Të gjithë udhëtarët janë mirë janë duke u kryer procedurat ligjore që duhet dhe do të nisen për në Dortmund”, thanë nga kompania.

Exit mobile version