Telegrafi

Sulmohet në Serbi autobusi me udhëtarë nga Kosova

Një autobus nga Kosova, është sulmuar të dielën përderisa po udhëtonte nga Gjermania.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Serbi, ku autobusi me udhëtarët kosovarë u godit me gurë.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe nga një udhëtarë, i cili është dëshimtar i këtij rasti.

“Sot në Serbi është sulmuar ky autobus me udhëtarë që dojnë të bëjnë pushim në Kosovë”, ka shkruar Mentor  Rama në Facebook.

Autobusi në fjalë ishte nisur nga Koln-i i Gjermanisë për të arritur në Prishtinë.