Një autobus i linjës Kosovë-Austri, është sulmuar të mërkurën mbrëma, në “Velika Pllanë të Serbisë, përderisa po kalonte transit nëpër territorin e shtetit fqinj.
Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë.
Lajmin e ka bërë të ditur, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin lidhur me rastin.
Po ashtu ka bashkangjitur fotografi nga incidenti.