Në qendrën kulturore në Beograd, sot është sulmuar filozofi i njohur francez Bernard Henri Lévy, nga një grup majtistësh serbë të cilët e goditën me tortë në fytyrë.
Derisa po mbante një fjalim para të pranishmëve të cilët kishin ardhur të shikojnë filmin e tij “Peshmerga” – që është pjesë e programit Beldoks -ai është goditur në fytyrë me tortë nga disa të rinj serbë të cilët në ato momente shfaqën edhe një transparent në të cilin shkruante “Vrasës, ik nga Beogradi”, transmeton Telegrafi.
Sulmi ndaj filozofit me prejardhje hebreje vjen si rezultat i faktit se gjatë viteve të ’90-ta ishte i zëshëm kundër luftërave që po zhvilloheshin në ish-Jugosllavi, e në veçanti ndaj krimeve që po bëheshin ndaj myslimanëve nëpër kampe të ndryshme ku torturoheshin dhe vriteshin nga forcat serbe.
Por, është interesant fakti se si në momentin që u sulmua nga pjesëtarët majtistët të SKOJ-it, nuk kishte pjesëtarë të sigurimit për të parandaluar një gjë të tillë.
Bernard – i cili në vitin 2010 ishte shpallur nga “The Jerusalem Post” si njëri nga 50 hebrenjtë më ndikim -gjithashtu kishte shkruar edhe për Kosovën dhe sfidat nëpër të cilat kishte kaluar gjatë okupimit nga ana e Serbisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=88NM86Y_Y5A